VIDEO/ I bastisën shtëpinë, policia gjetën miliona para, të fshehura në mur

VIDEO/ I bastisën shtëpinë, policia gjetën miliona para, të fshehura në mur

10:52, 18/01/2018
A+ Aa A-

Autoritetet kineze kanë kapur së fundmi para në vlerë prej rreth 10 milionë dollarë, gjatë një bastisjeje në një banesë pas hetimeve të mashtrimit të dyshuar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pamjet që kanë qarkulluar në mediat sociale kineze tregojnë shumën e madhe të parave nga dy banesa në Jilin, më 10 janar dhe 12 janar.

Katër vetë, duke përfshirë një përfaqësues ligjor, u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim nga policia lokale për hetime të mëtejshme.

Sipas Televizionit Qendror të Kinës, bastisja u bë në qarkun Ningjiang të Songyuan, kur policët morën një njoftim për një kompani, të njohur si Shuang Fei, duke blerë borxhet e individëve dhe ndërmarrjeve të vogla me një çmim të ulët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco