Vret shoqen e saj, zbulohet nga fotoja në facebook

Vret shoqen e saj, zbulohet nga fotoja në facebook

02:53, 18/01/2018
A+ Aa A-

Një vajzë kanadeze është dënuar për vrasjen e shoqes së saj pasi policia zbuloi armën e vrasjes nga një foto e postuar në facebook e të dyjave. Cheyenne Rose Antoine 21 vjeç, u shpall fajtore për vrasjen e shoqes së saj Brittney Gargol, 16 vjeç , dy vite më parë në Kanada siç raporton BBC. Antoine e kishte vrarë shoqen e saj pranë një landfilli në Saskatoon me rripin e saj i cili u gjend në vendngjarje. Ajo tashmë do të vuajë dënimin prej 7 vitesh burg. Autorja u identifikua nga policia vetëm nga një foto e postuar në rrjetet sociale nga vetë ajo, ku në foto ishte edhe arma e krimit, rripi i saj. Pas dënimit autorja u shfaq e penduar mbi vrasjen e shoqes së saj duke deklaruar se atë natë kishte qenë e pirë dhe se nuk mbante mend gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco