Dy Koretë gati për të garuar nën një flamur

Dy Koretë gati për të garuar nën një flamur

00:34, 18/01/2018
A+ Aa A-

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të marshojnë së bashku nën një flamur të vetëm "të bashkuar të Koresë" në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm në Jug. Ata gjithashtu ranë dakord të përfaqësohen nga  një ekip i përbashkët i hokejit të akullit në bisedimet e rralla në fshatin e armëpushimit të Panmunjom. Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë midis vendeve në më shumë se dy vjet. Kjo shënon një avancim në marrëdhëniet që filluan në vitin e ri kur Koreja e Veriut ofroi të dërgonte një ekip në lojëra. Lojërat do të zhvillohen në mes datave 9 dhe 25 shkurt në Pyeongchang në Korenë e Jugut. 

Nëse plani do të realizohet atëherë atletët e Koresë së veriut do të kalojnë kufirin drejt Jugut, gjë që nuk ndodh prej më shumë se dy vitesh. Gjithashtu në bisedime Veriu tha se do të dërgonte edhe 150 delegatë tjerë në lojërat Paraolimpike.

Marrëveshja do të duhet të miratohet nga takimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Lausanne, Zvicër, të shtunën, sepse Koreja e Veriut ka humbur afatet e regjistrimit ose nuk ka arritur të kualifikohet.

Koreja e Jugut gjithashtu do të duhet të gjejë mënyra për të strehuar delegacionin e Koresë së Veriut pa shkelur sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë transferimet e parave në Phenian dhe listën e zezë në disa zyrtarë të lartë të Veriut. E.D/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco