VIDEO+18/ Vrasje e frikshme, e qëllon me tre pumba në kokë dhe largohet sikur nuk ka ndodhur asgjë

VIDEO+18/ Vrasje e frikshme, e qëllon me tre pumba në kokë dhe largohet sikur nuk ka ndodhur asgjë

15:45, 17/01/2018
A+ Aa A-

Ky është momenti shokues kur një vrasës me pagesë qëllon për vdekje nga një distancë e vogël babanë e dy fëmijëve, i cili po shijonte birrën në një kafene së bashku me shokun e tij.

Geovane Lima Freitas, 37-vjeç, ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me tre plumba në kokë në Campo Magro, afër qytetit brazilian Curitiba.

Vrasësi me pagesë, shihet në videon e publikuar më poshtë duke u futur në lokal teksa Freitas dhe miku i tij po qeshnin, dhe në një moment i afrohet dhe e qëllon me tre plumba në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Por ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave të sigurisë që filmuan vrasjen, ndërsa pamjet janë publikuar në internet. Miku i tij që pa vrasjen mbeti i shokuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco