Vrasja e Ivanoviç, ja qëndrimi zyrtar i Kremlinit...

Vrasja e Ivanoviç, ja qëndrimi zyrtar i Kremlinit...

19:54, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kremlini ka reaguar përmes ministrisë së jashtme lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se Moska dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çojë në rritjen e “një atmosfere terrori” dhe ringjalljen e “konfliktit ndëretnik në rajon”.

 “Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme.

Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë”, thuhet në deklaratë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco