Trump: Komentet për emigrantët më janë keqinterpretuar...

Trump: Komentet për emigrantët më janë keqinterpretuar...

17:58, 16/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është “keqinterpretuar plotësisht” nga ata që thonë se ai ka përdorur termin “ndyrësirë” për t’i përshkruar vendet afrikane.

Trump po ashtu tha se akuzat i dëmtojnë përpjekjet për të arritur marrëveshje për të ashtuquajturin program DACA, i cili u jep mbrojtje ligjore imigrantëve të rinj në SHBA.

DACA daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama, por administrata Trump ka thënë se do ta shfuqizojë atë.

Ligjvënësve në Kongres u është dhënë kohë deri në mars të vendosin për fatin e rreth 800,000 njerëzve që preken nga programi DACA.

 “Marrëveshjet nuk mund të bëhen kur nuk ka besim”, tha presidenti Trump.

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump i ka cilësuar vendet në Afrikë dhe Haitin e El Salvadorin si “ndyrësira” në një takim për migrantët në Shtëpinë e Bardhë, më 10 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco