Japonia ka plane për Ballkanin, Shinzo Abe flet nga Bullgaria

Japonia ka plane për Ballkanin, Shinzo Abe flet nga Bullgaria

09:17, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dhe homologu i tij bullgar, Boyko Borissov, ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin në zbatimin parakohe të marrëveshjes së tregtisë së lirë Japoni-BE, ndërkohë që Bullgaria mban tashmë presidencën e radhës së BE deri në Qershor. Pas takimit në Sofje, Shinzo Abe, në udhëtimin e tij drejt 6 vendeve europiane, lajmëroi gjithashtu një plan të Japonisë për të nisur një iniciativë bashkëpunuese për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, në vazhdimin e reformave dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Vizita e Abe në Bullgari, që shënon herën e parë të një kryeministri japonez, vjen pasi Tokjo dhe 28-vendet anëtare të BE-së, përfunduan në vitin e kaluar negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë, që do të krijojë një nga zonat ekonomike më të mëdha në botë, dhe që synojnë ta zbatojnë deri në fillim të 2019-ës.

Nën iniciativën e planifikuar mbi Ballkanin Perëndimor, Japonia do të caktojë një ambasador të ri në ngarkim të kësaj detyre,  që synon të ofrojë mbështetje ndaj 6 vendeve të rajonit; Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës, me qëllim anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

“Japonia po vëzhgon me detaje stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”– tha Abe në një konferencë pas takimit, gjë që u mirëprit nga Borissov.

Shinzo Abe shtoi se Japonia do të krijojë një forum biznesi për të lehtësuar kalimin e kompanive japoneze në Bullgari, në mënyrë që këto të diskutojnë sfidat që hasin me qeverinë bullgare.  Gjatë vizitës 6-ditore në Europë, Abe do të shkojë në Serbi dhe Rumani, përpara se të kthehet ditën e mërkurë në Japoni. Përpara Bullgarisë, ai vizitoi Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë./scan.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco