Tërmeti shkund Athinën...

Tërmeti shkund Athinën...

23:43, 15/01/2018
A+ Aa A-

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në Athinën në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua rreth orës 22:25. Epiqendra u lokalizua në Stamata, 24 km në verilindje të Athinës, sipas Institutit Gjeodinamik.

Shkaku që lëkundja ishte kaq e ndjeshme lidhet me thellësinë e vatrës që nuk ishte më shumë se 5 km. Sipas shërbimit zjarrfikës, nuk janë raportuar dëmtime ose të lënduar.

Sipas sizomologut Eftimios Lekkas, nuk ka gjasa që të vijojnë lëkundje më të fuqishme dhe rrjedhimisht më të rrezikshme.

 “Në zonën e Stamatas strukturat janë të tilla që nuk mund të japin lëkundje më të mëdha. Skenari më i mundshëm është që të vazhdojnë lëkundje të dobeta metasizmike, derisa fenomeni të shfuqizohet”, deklaroi Lekkas për mediat greke.

Jorgos Huliaras, sizmolog,  tha se tërmeti vjen nga e njëjta vatër që më 9 janar prodhoi 18 lëkundje sizmike brenda 10 orëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco