Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Më e rëndë se murtaja/ ‘Vdekja e zezë’ i merr jetën 9-vjeçares

Më e rëndë se murtaja/ ‘Vdekja e zezë’ i merr jetën 9-vjeçares

10:48, 15/01/2018
A+ Aa A-

Një vogëlushe 9 vjeçe ndërroi jetë nga simptomat e sëmundjes së syve të gjakosur, duke shtuar frikën e një krize shëndetësore në Afrikën Lindore.

Ekspertët druhen se bëhet fjalë për një sëmundje më të rëndë se murtaja, e cila njihet ndryshe si ‘Vdekja e Zezë’.

Vajza e vogël ndërroi jetë në qendër të Ugandës me simptomat e syve të gjakosur.

Frika vjen disa muaj pasi qindra njerëz humbën jetën nga murtaja në Madagaskar. Ky ishte shpërthimi më i rëndë i ‘Vdekjes së Zezë’ që prej 50 vitesh.

Simptomat e sëmundjes së re përfshijnë dhimbje koke, gjakosje, të vjella, diarre dhe dhimbje muskujsh. Një skuadër mjekësore e mori trupin e vajzës, e futi në një thes dhe nuk u tha asgjë familjarëve për varrin.

Tre persona kanë vdekur më herët në Sudanin Jugor nga një sëmundje e ngjashme. “Vdekja e Zezë” mori këtë emër pasi vrau më shumë se 100 milionë njerëz në Europë në vitin 1347. Sëmundja është zhdukur në vendet perëndimore dhe mund të trajtohet me antibiotikë, por sërish vret disa persona çdo vit në SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco