Sulmi apokaliptik, zbulohet plani për shpëtimin e Tokës nga...

Sulmi apokaliptik, zbulohet plani për shpëtimin e Tokës nga...

20:44, 12/01/2018
A+ Aa A-

Ekspertët e mbrojtjes planetare kanë thënë se ka një numër mundësish për të mbrojtur njerëzimin nga shkatërrimi nga goditja e “një shkëmbi” të hapësirës.

Sipas mediave të huaja, të tre propozimet përfshijnë kundërvënien e një rakete drejt tij, përplasjen e një objekti tjetër me të ose duke ndryshuar kursin e tij duke përdorur tërheqjen gravitacionale të një anije kozmike.

Por studiuesit nuk janë në gjendje që në fakt të testojnë secilën metodë.

Duke folur këtë javë në një takim të Shoqërisë Astronomike Amerikane, Erika Nesvold, një astrofizikane në Institutin e Shkencave Carnegie në Uashington DC, tha: “Ne natyrisht nuk kemi para ose kohë për të zhvilluar dhe testuar të gjitha metodat”.

 “Pra, ne duam të dimë se si mund të vendosim se cila prej këtyre mundësive ka më shumë gjasa të funksionojë”.

Si pjesë e projektit të tyre – të quajtur Deflector Selector – shkruan DailyStar, ekipi i saj simuloi më shumë se 18 milionë përpjekje të ndryshme për të shpëtuar Tokën nga një asteroid vrasës.

Image

Këto rezultate u përdorën pastaj për të mësuar një kompjuter për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të ndaluar asteroidin.

Ndonëse nuk janë dhënë detaje tjera, është thënë se pas futjes së të gjitha të dhënave në kompjuter, ai ishte në gjendje të vendoste se si të ndalonte asteroidin që shkaktonte apokalips në pak sekonda.

Ekipi i Nesvold shpreson që me përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të Inteligjencës Artificiale, ata mund ta mbrojnë plotësisht planetin.

Vetëm pak javë më parë, NASA zbuloi se Asteroidi 99942 Apophis – një shkëmb i madh sa një mal – mund të godiste Tokën në vitin 2036.

Steve Chesley, një shkencëtar i NASA-s, së bashku me Paul Khodas nga laboratori i avionëve të agjencisë kozmike, tani kanë parashikuar se një gjë e tillë mund do të ndodhë më 13 prill 2036.

 “Apophis ka qenë një prej atyre trupave qiellorë që kanë kapur interesin e publikut që kur u zbulua në vitin 2004”, tha Chesley. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco