Viktor Orban, një model i çuditshëm për politikanët europianë

Viktor Orban, një model i çuditshëm për politikanët europianë

19:00, 12/01/2018
A+ Aa A-

Udhëheqja politike është një disiplinë në të cilën Europa bashkëkohore nuk ka një rezultat të mirë. Madje edhe populistët, nuk fituan në vendet ku kishte frikë se do të merrnin pushtetin. Dhe nuk është vetëm Europa: ka shumë pak udhëheqës politikë në mbarë botën që janë në gjendje të mbajnë hapin me zhvillimet më të fundit në çështjet ndërkombëtare, një shoqëri dixhitale dhe një tablo ekonomike në ndryshim.

Por ka një shembull në Evropën Qendrore që mund të shërbejë si një model për këdo që synon të jetë një lider i suksesshëm në botën e sotme. "Suksesi" i tij, në këtë rast, nuk duhet të gjykohet nga përmbajtja e politikës së tij, por me stilin, energjinë, strategjinë dhe taktikat që i kushton profesionit të zgjedhur të politikanit. Të gjitha këto karakteristika dhe metoda kanë fituar admirimin në shtëpi, së bashku me fitoret në zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Personi për të cilin po flas është kryeministri hungarez Viktor Orban, thuhet në një artikull të botuar në Transition Online.

Fidesz e drejtuar nga Kryeministri Orban do të jetë fituesi i pashmangshëm në zgjedhjet

parlamentare që do të mbahen më 8 prill të këtij viti, duke i dhënë të drejtën e një mandati të 3 qeverisës.

Opozita mund të shpresojë që Fidesz të mos fitojë 2/3 të vendeve të parlament, por me Kushtetutën e re të miratuar në 2011, kjo nuk do të ishte një tragjedi e madhe për fituesin, pasi ndryshimet mbrojnë në mënyrë të mjaftueshme rolin e partisë në pushtet.

Por si 54 vjeçari Viktor Orban është kthyer në një mësues shpirtëror për populistët e krahut të djathtë në Poloni ose Austri dhe madje edhe më larg. Pse ai admirohet nga homologu sllovak Robert Fico?

Ka disa arsye. I pari është përkushtimi i plotë i Orbanit ndaj politikës. Që nga deklarimet e tij të famshme dhe të drejtpërdrejta në televizion në vitin 1989, gjatë ceremonisë së rivarrimit të heroit të revolucionit të vitit 1956, Imre Nagy, kur kur Orban haptazi kërkoi që trupat sovjetike të tërhiqeshin nga Hungaria, ai ka qenë qartazi frymëzim politik.

Së dyti, ai është një orator  i shkëlqyer në gjuhën e tij të lindjes, hungarishten, dhe pjesërisht përmes studimeve në Oksford (financuar nga Soros), ai lehtësisht mund të mbrohet në arenën ndërkombëtare përmes anglishtes.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet, për shembull, për Jaroslaë Kaczynski, kreun e PiS, partisë qeverisëse në Poloni.

Orban, ndryshe nga Kaczynski, ka mësuar se si të krijojë partnerë në nivelin e lartë të Bashkimit Europian. Fidesz është anëtare e Partive Popullore Evropiane, ndërsa PiS e drejtuar nga Kaczynski, është pjesë e një fraksioni reformist evropian, që do të humbasë shumë ndikim pas Brexit për shkak të humbjes së numrit të anëtarëve konservatorë.

Por, Orban ka një tjetër kartë: ai ka ndërtuar me kujdes marrëdhëniet me Kristian Demokratët gjermanë, dhe, kryesisht me partinë konservatore bavareze, Bashkimi Kristian Social (CSU). Situata në Austri është akoma më e pëlqyeshme, pasi zv.kryeministri i ri i saj, Heinz-Christian Strache, është udhëheqësi i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë, i cili ka admiruar haptazi politikat e Orbanit, veçanërisht lidhur me migracionin.

Në frontin e brendshëm, pas një humbjeje në zgjedhjet e vitit  2002, Orban me durim bashkoi forcat e krahut të djathtë në Hungari dhe mori pushtetin në zgjedhjet e vitit 2010. Ai pastaj ndryshoi shpejt dhe me vendosmëri sistemet politike, ndërsa kundërshtarët e tij të brendshëm u mbytën në një det me telashe - nga korrupsioni deri te humbja e kredibilitetit.

Orban e di se çfarë është e mirë për të dhe partinë e tij, dhe është në gjendje ta shtyjë atë përmes procesit politik. Në sytë e votuesve të tij, ekziston një lidhje e përkryer midis interesave të partisë së tij dhe interesave të Hungarisë. Ai ka ndërtuar oligarkinë e tij ekonomike, e cila është krejt ndryshe nga ato në Sllovaki, Poloni ose në Republikën Çeke, ku interesat e grupeve të tjera konkurruese vendase, si dhe të huaja, në njëfarë mënyre, e kundërsulmojnë njëri-tjetrin.

Orban ka treguar se centralizimi i fuqisë politike dhe ekonomike është i mundur edhe në një ekonomi globale të orientuar për eksport, madje edhe në një vend që është anëtar i Bashkimit Evropian. Ai luan një lojë mjaft të zgjuar me Brukselin: dy hapa përpara, një hap prapa në rast kritikash, së bashku me një qasje inovative kur është fjala për futjen e ndryshimeve që nuk kundërshtojnë haptazi rregullat e BE. Ai e di se si të eci në atë rrugë.

Për shembull, qeveria polake tani është nën kritika të forta për uljen e moshës së pensionit të gjyqtarëve në një përpjekje për të zëvendësuar disa prej tyre me ata të rinj të lidhur me partinë në pushtet. Por kjo masë është një zhurmë e mbytur për skemën që Orban vuri në praktikë pas fitores së tij në 2010.

Por më e rëndësishmja e aftësive të tij politike është vendosmëria e tij për të arritur qëllimet. Ne nuk duhet të pajtohemi me këto qëllime - të cilat përfshijnë një stil dominues autoritar, mbylljen e gojës të mediave kritike dhe rritjen e kontrollit mbi ekonominë.

Por aftësitë që Orban përdor në një mënyrë kaq të shkëlqyer, janë ato që nevojiten Evropës tani. Ekziston vetëm një politikan që mund të konkurrojë udhëheqësin hungarez, ai është Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Megjithatë, Makronit i mungon përvoja e një humbjeje të dhimbshme dhe tri fitoreje që sjellin rekordin e Viktor Orban gjatë 14 viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco