VIDEO/ Tronditet Italia, djali vret në shtëpi babanë dhe nënën

VIDEO/ Tronditet Italia, djali vret në shtëpi babanë dhe nënën

16:17, 15/12/2017
A+ Aa A-

Italiani Ermanno Fieno, 40 vjeç është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat e policisë pasi dyshohet se ka vrarë prindërit e tij 83 dhe 79 vjeç.

Ermanno Fieno, është një person me precedentë penal, ai është arrestuar edhe më parë për forcat e rendit për vjedhje. 

Ngjarja në fjalë ka bërë bujë në të gjithë Italinë.

Skuadra e lëvizshme e karabinierëve italianë i gjeti trupat e prindërve të Ermanno-s të lidhur me shirita celofani, që ato të mos binin erë, pasi vrasja e tyre ndodhi ditën e hënë.

Sipas mjekut, kufoma e të atit nuk kishte shenja dhune, nuk përjashtohet edhe një vdekje asfiksimi apo natyrale, ndërkohë që ëma kishte shenja dhune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco