Turqia ngrihet kundër SHBA-ve për Jeruzalemin

Turqia ngrihet kundër SHBA-ve për Jeruzalemin

16:14, 15/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur se do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara që të anulohet vendimi i tyre për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Duke folur para shumë personave të mbledhur në qytetin Konja, përmes një telekonference, Erdogan ka thënë se Turqia do të kërkojë fillimisht anulimin e këtij vendimi në Këshillin e Sigurimit dhe në rast se kjo do të dështojë, ai do të bëjë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.

Gjatë ditës së mërkurë, liderët myslimanë janë mbledhur në Stamboll, ku kanë dënuar vendimin e presidentit Trump, duke i bërë thirrje botës që të përgjigjet, duke njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Autoritetit Palestinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco