Haley para OKB-së: Irani furnizon me raketa rebelët e Jemenit, kemi prova

Haley para OKB-së: Irani furnizon me raketa rebelët e Jemenit, kemi prova

13:41, 15/12/2017
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në OKB , Nikki Haley, deklaroi publikisht se një aeroport në Arabinë Saudite ishte qëlluar dje nga një raketë iraniane, që posedohej nga rebelët e Jemenit.

Duke qëndruar para mbetjeve të raketave në një bazë ushtarake në Uashington, Haley tha se regjimi iranian ishte në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e përhapjes së armëve kimike.

Haley  tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kanë bërë publike informacione sekrete mbi armët e furnizuara nga iranianët për të mbështetur kryengritësit dhe grupet terroriste në Jemen, Liban, Siri dhe Irak duke shtuar se regjimit iranian nuk mund t’i lejohet të përfshihet më në akte të paligjshme.

Ajo ftoi të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe deputetët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shqyrtuar armët e gjetura dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bërë përgjegjës Iranin mbi kryerjen e akteve të paligjshme .

Irani i ka mohuar akuzat e Haley.

“Irani nuk ka siguruar kurrë raketa për rebelët e Jemenit dhe këto pretendime janë krejtësisht të pabaza”, deklaroi ambasadori iranian në OKB,  Gholamali Khoshroo.

Ai akuzoi Haley për falsifikim të provave duke shtuar se reagimi i saj  pasqyronte politikën e papërgjegjshme, destruktive dhe provokuese të SHBA-së në rajon dhe në drejtim të Iranit.

“Qëllimi i këtyre akuzave është mbulimi i krimeve të Arabisë Saudite në Jemen,” tha Khoshroo, sipas agjensicë së lajmeve IRNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco