Putini: Nuk ka ushtri ruse në lindje të Ukrainës!

Putini: Nuk ka ushtri ruse në lindje të Ukrainës!

13:05, 15/12/2017
A+ Aa A-

Nuk ka një prani të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin gjatë konferencës së tij vjetore për median, duke shtuar se milicia lokale është e mjaftueshme për t’u përballur me kërcënimet ushtarake.

Putini më parë është shfaqur si negociator në interes të grupeve separatiste pro ruse në bisedimet për paqe në konfliktin mes ushtrisë ukrainase dhe milicive në rajonet lindore të Ukrainës dhe kufitare me Rusinë.

Ukraina dhe fuqitë perëndimore përfshirë BE-në dhe SHBA-në kanë akuzuar Rusinë se mban të hapur konfliktin duke furnizuar me armë dhe trupa grupet separatiste. Rusia i ka përgënjeshtruar vazhdimisht akuza të tilla.

Putini tha gjithashtu se “nuk është kundër vendosjes së paqeruajtësve shumëkombësh për të mbajtur rendin në rajonet e përfshira nga konflikti nëse ka një marrëveshje për këtë mes qeverisë federale në Kiev dhe grupeve separatiste”.

Ai mbështeti gjithashtu idenë që “SHBA-ja t’i bashkohet bisedimeve për paqe të ndërmjetësuara nga BE-ja që janë zhvilluar në formatin Normandi ku përfshihen Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca”.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë filluar vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë tre vite më parë për shkak të rolit të Moskës në krizën ukrainase

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco