VIDEO/ 60 persona të plagosur nga shpërthimi në Austri

VIDEO/ 60 persona të plagosur nga shpërthimi në Austri

15:02, 12/12/2017
A+ Aa A-

Shpërthimi i mëngjesit të sotëm në pjesën lindore të Vienës, ndodhi në pikën kryesore të shpërndarjes së gazit të importuar nga Rusia , Norvegjia dhe vendet tjera.

Policia austriake thotë se situata është nën kontroll, dhe sipas raporteve policore numri i të lënduarve shkon deri në 60, ndërsa një person ka mbetur i vdekur.

Policia austriake bën thirrje të mos frekuentohet zona dhe perimetri rreth shpërndarësit të gazit.

Shpërndarësi i gasit “Baumgarten” pranon rreth 40 milionë kub gaz çdo vit, dhe bën shpërndarjen nëpër vendet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco