Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Pas vdekjes së alpinistit shqiptar, një tjetër tragjedi në humnerat e Olimpit

Pas vdekjes së alpinistit shqiptar, një tjetër tragjedi në humnerat e Olimpit

13:05, 12/12/2017
A+ Aa A-

Pas vdekjes tragjike të të riut shqiptar 2 ditë më parë në Olimp, një tjetër 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ngjitej në mal.

Mediat greke raportojnë se 55-vjeçari ishte duke u ngjitur në mal së bashku me mikun e tij. Pas njoftimit të këtij të fundit se shoku i tij ishte plagosur rëndë nga rrëzimi, ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Por për fat të keq ishte tepër vonë për 55-vjeçarin, i cili u nda nga jeta si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu edhe miku i tij u gjet nga zjarrfikësit me lëndime e shembje.

Dy ditë më parë humbi jetën në mënyrë tragjike i riu shqiptar nga Korça në përpjekje për të ndjekur pasionin e tij. Ilia Dhimitri ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 200 metrash, duke përfunduan në humnerë.

26-vjeçari ngjiste malin e Olimpit në Greqi bashkë me mikun e tij grek, i cili arriti të shpëtonte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco