Kajro dhe Moska, marrëveshje për ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Egjiptit

Kajro dhe Moska, marrëveshje për ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Egjiptit

12:49, 12/12/2017
A+ Aa A-

Egjipti dhe Rusia nënshkruan një kontratë përfundimtare të hënën, për ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Egjiptit, gjatë një vizite të presidentit Vladimir Putin në Kajro.

Kontrata për ndërtimin e centralit në Dabaa në bregdetin e Mesdheut, u nënshkrua gjatë një ceremonie të trasmetuar live në televizionin shtetëror, në të cilën morën pjesë udhëheqësi rus dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Kontrata u nënshkrua gjithashtu nga kreu i kompanisë bërthamore shtetërore ruse Rosatom, Alexei Likhachev dhe ministri i energjisë elektrike dhe asaj të ripërtëritshme të Egjiptit, Mohamed Shaker.

Raportet e medias egjiptiane vlerësojnë koston e uzinës në rreth 30 miliardë dollarë.

Të dy vendet nënshkruan dy marrëveshje në nëntor të vitit 2015, sipas të cilave Rusinë do të financojë dhe ndërtojë centralin elektrik, me katër reaktorë 1200 megavat, në Dabaa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco