Emigranti u përpoq të hidhte në erë terminalin e Nju Jorkut, për të marrë hak në emër të ISIS-it

Emigranti u përpoq të hidhte në erë terminalin e Nju Jorkut, për të marrë hak në emër të ISIS-it

10:18, 12/12/2017
A+ Aa A-

I dyshuari që tentoi një sulmi terrorist në terminalin kryesor të autobusëve në Nju Jork, tha se donte të merrte hak për sulmet amerikane kundër Shtetit Islamik.

Akayed Ullah, një emigrant 27-vjeçar nga Bangladeshi, u plagos kur një pajisje eksplozive shpërtheu në terminalin e Autoritetit Portual në Manhatan.

Policia thotë se Ullah zgjodhi vendin për shkak të posterave të Krishtlindjes. Tre persona të tjerë u plagosën lehtë ditën e djeshme.

Ullah njoftohet se është në gjendje të rëndë në spital, pasi pajisja, e cila ishte e lidhur me trupin e tij, shpërtheu në një nënkalim në terminalin e autobusëve. 

Ai u tha hetuesve të policisë se ishte frymëzuar nga sulmet terroriste të Krishtlindjeve në Evropë dhe zgjodhi terminalin e Nju Jorkut pasi pa një sërë posterash festive në muret e metrosë.

Ullah tha se sulmi do të ishte një hakmarrje për sulmet ajrore amerikane mbi objektivat e ISIS-it. /SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco