‘Jerusalemi është i yni’, nis sherri mes Netanyahut dhe Erdoganit

‘Jerusalemi është i yni’, nis sherri mes Netanyahut dhe Erdoganit

09:37, 12/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit ka thënë se palestinezët duhet të më- sohen me realitetin, se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, në mënyrë që të lëvizin drejt paqes dhe ka shpërfaqur një “sherr” me shkëmbime të shëmtuara deklaratash me Presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Benjamin Netanyahu tha se Jerusalemi ishte kryeqyteti i Izraelit prej 3,000 vitesh dhe nuk kishte qenë kurrë kryeqyteti i asnjë populli tjetër. Ai foli në një kohë kur po mbahen protesta të vazhdueshme në botën myslimane dhe arabe, pas vendimit të SHBA për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Dhuna shpërtheu në afërsi të Ambasadës amerikane në Liban dhe gjetkë, të dielën. Duke folur në Paris pas bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, Netanyahu tha se, “përpjekjet për të mohuar lidhjen mijëvjeçare të popullit hebre në Jerusalem, janë absurde. Ju mund ta lexoni këtë në një libër shumë të mirë, quhet Bibla.

Ju mund ta dëgjoni atë në historinë e komuniteteve hebraike nëpër diasporën tonë … Ku tjetër është kryeqyteti i Izraelit, përveçse në Jerusalem?”. Sipas tij, “Sa më shpejt që palestinezët ta pranojnë këtë realitet, aq më shpejt do të shkojmë drejt paqes.” Jerusalemi deri tani ishte trajtuar me një politikë neutrale nga SHBA, prej të paktën shtatë dekadash.

Vendimi i Trump e përmbysi këtë politikë mbi qytetin, që ka qenë në zemër të konfliktit me palestinezëve dhe izraelitëve. Në qytet ka disa zona që njihen si të shenjta nga judaizmi, islami dhe kristianizmi, veçanërisht në Jerusalemin Lindor. Izraeli gjithnjë e ka parë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha para një tubimi të madh në Stamboll se, ai nuk do ta braktiste Jerusalemin te një shtet që vret fëmijë. Ndërsa Netanyahu tha se lideri turk kishte sulmuar Izraelin.

“Unë nuk jam mësuar të marr leksione mbi moralin nga një lider që bombardon fshatrat kurde në Turqi, që burgos gazetarët, ndihmon Iranin të kalojë sanksionet ndërkombëtare dhe ndihmon terroristët, përfshirë ata në Gaza, që të vrasin njerëz të pafajshëm.” Erdogan e ka përshkruar Jerusalemin si çështje e “vijës së kuqe” për myslimanët dhe ka paralajmëruar se Turqia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin mbi këtë çështje.

Turqia dhe Izraeli i kanë rivendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike vetëm vitin e kaluar, gjashtë vite pasi Turqia i ndërpreu ato në protestë të vrasjes së nëntë aktivistëve turq pro palestinezë, kur komandot izraelite hipën në një anije, që po përpiqej të kalonte bllokadën izraelite në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

palloi13/12/2017 11:53

O Trap. Erdogan, Erdolesh.. Nga gopin e soms eshte joti i Turk Apo, u mesove mire 500 vjet duke shkaterruar , djegur e dhunuar kombet . O gjakatar,, shkaterrues, ka vdekur koha e Sulltaneve o Trap... Shiko B..thn se te iku gjysma e Turqise dhe ne do vijme te te shpetojme.. koketrashe ,,, Koketul.. paska Turku pjese.. pupu pu sa turp.. neser do vish edhe ketu ne ballkan do kerkosh se i ke ti.. jazek te qofte ,, mos u kruaj se nuk ke pune atje .. mascar....... je llogari per ate qe ke bere njehere..

Shto koment

Denonco