Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trump kërkon të ridërgojë njeriun në Hënë, Marsi në objektiv

Trump kërkon të ridërgojë njeriun në Hënë, Marsi në objektiv

09:31, 12/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot vullnetin e SHBA-së për të dërguar austronaut në Hënë për herë të parë që prej vitit 1972 për të përgatitur një mision drejt Marsit.

“Këtë herë, nuk bëhet fjalë vetëm për të vendosur flamurin tonë dhe të lëmë gjurmën. Ne do të ngremë një bazë për një mision të ardhshëm drejt Marsit dhe ndoshta në botë të tjera përtej”, deklaroi ai gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan nënshkroi një direktivë që i kërkon NASA-s të rrisë përpjekiet për misionet e banuara drejt hapësirës së largët, një prioritet që bashkon deputetët e të dyja kampeve.

Por ai nuk dha detaje mbi çështjen e financimit dhe kalendarin e kësaj iniciative.

Ekspertët janë të njëanshëm në këtë pikë duke u shprehur se “që të arrihet planeti i kuq, që ndodhet në një distancë prej 225 milionë kilometra nga Toka, ka nevojë për një ndërmarrje teknike dhe një buxhet gjigant”.

Trump i bashkohet kështu objektivës për një mision me njerëz drejt Marsit, në linjë të drejtë me paraardhësin e tij demokrat, Barack Obama.

Disa javë para se të largohej nga Shtpëia e Bardhë, ky i fundit kishte shpallur “një objektiv të qartë për kapitullin e ardhshëm të historisë së amerikës në hapësirë, duke dërguar njerëz në Mars deri në vitin 2030 dhe të rikthehen në Tokë krejt të sigurt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco