Qindra laptopë të HP-së, lehtësisht të përgjueshëm

Qindra laptopë të HP-së, lehtësisht të përgjueshëm

07:05, 12/12/2017
A+ Aa A-

Softuerë të fshehur që mund të incizojnë gjithçka që shkruhet në një tastierë janë gjetur të instaluar në qindra modele të laptopëve të HP-së.

Hulumtuesi i sigurisë, Michael Myng, gjeti kodin e këtij softueri të instaluar dhe thotë se atë e ka gjetur në më shumë se 460 modele të laptopëve.

Ky softuer prek laptopët EliteBook, ProBook, Pavilion dhe Envy. HP ka treguar se në listën e pajisjeve të prekura ka produkte që nga viti 2012, transmeton Albinfo.ch.

Sipas Myng, softueri ishte i ndalur nga kompania, por një sulmues me qasje në kompjuter mund ta aktivizojë atë dhe të shohë se çfarë po shkruan përdoruesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco