Detaje të reja nga sulmi terrorist në New York: I dyshuari nga Bangladeshi, në trup kishte edhe...

Detaje të reja nga sulmi terrorist në New York: I dyshuari nga Bangladeshi, në trup kishte edhe...

16:56, 11/12/2017
A+ Aa A-

Policia e New Jersey dhe New York , nisi të evakuojnë të gjithë njerëzit që ndodheshin në stacionin qendror të autobusve në qender të qytetit, pas një shpërthimi të raportuar në terminalin e autobuzit të Autostradës së Portit në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm më 11 dhjetor 2017 në Nju Jork.

Policia e New York, mbylli të gjitha stacionet e metrove për rreth vendgjarjres duke hetuar një shpërthim të 'origjinës së panjohur' në Manhattan - New York, në zemër të qytetit dhe pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë.

Raportet e policisë për median thanë se të paktën një person ishte arrestuar pas shpërthimit pranë terminalit të tranzitit të Autoritetit Portual, pranë Times Square.

Shpërthimi, sipas raportimeve,  erdhi nga një bombë artizanale (Tube) duke lënë  disa njerëz të plagosuar përfshirë edhe të dyshuarin për vendosjen e bombës.

I dyshuari që po mbahet në arrest është një burrë që kamerat e sigurisë e kanë fotografuar duke vendosur te shkallët e metrosë lëndën shpërthye e cila është një pajisje eksplozive e improvizuar, që shpërtheu në një korridor nëntokësor që lidh stacionet e metrosë në një qendër të madhe në qytetin e New York.

Komisari i policisë së New York, James O'Neill, tha se policia e identifikoi të dyshuarin si Akayed Ullah, 27 vjeç, i cili ka pësuar plagë nga shpërthimi.

 O'Neill tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe nuk konfirmohet për viktima.

Kryebashkiaku i New York Bill de Blasio tha se incidenti ishte një tentativë për sulm terrorist në qytetin e Neë Yorkut, në pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë.

Nga raportimet mësohet se autori i dyshuar është nga Bangladeshi dhe ai ka pasur edhe një tjetër pajisje shpërthyese, e cila nuk është aktivizuar.

Disa media, kanë raportuar se i ndaluari kishte një lloj mekanizmi me tela në trup, të cilin e mbulonte me xhup. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco