Bukuresht, 10 mijë persona në protestë kundër qeverisë

Bukuresht, 10 mijë persona në protestë kundër qeverisë

13:41, 11/12/2017
A+ Aa A-

Mbi 10 mijë persona kanë manifestuar në Bukuresht kundër një ligji që sipas kritikëve do të bënte më të vështirë ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.

Me thirrjen “Drejtësi, jo korrupsion”, manifestuesit janë mbledhur përpara zyrave të qeverisë në kryeqytetin rumun, por edhe në qytete të tjera si Cluj dhe Isai.

Parlamenti i Rumanisë ka në plan të aprovojë një sërë ligjesh që sipas manifestuesve do ta vënë sistemin e drejtësisë nën një ndikim më të madh politik. Mijëra prokurorë rumunë, por edhe Komisioni Europian dhe presidenti Klaus i kanë kritikuar propozimet e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco