Mumje dhe thesare të lashta, Egjipti zbulon varret 3,500 vjeçare

Mumje dhe thesare të lashta, Egjipti zbulon varret 3,500 vjeçare

13:27, 11/12/2017
A+ Aa A-

Egjipti njoftoi të shtunën zbulimin e dy varreve të lashta.  Mumjet që u gjetën në varrezat private janë ende të panjohura, por besohet se datojnë që nga dinastinë e 18-të .

Dy varret, respektivisht shtatë dhe dhjetë metra thellë, përmbanin një sërë objektesh, duke përfshirë 40 kone me funerale, 36 statujat dhe disa sende të bëra me dorë, disa prej të cilave ishin të veshura me ar.

Ato u gjetën në qytetin antik të Luxorit dhe datojnë rreth 3.500 vite më parë.

Të ndodhura në bregun perëndimor të Nilit, në një varrezë aristokratësh e zyrtarësh të lartë, ato janë zëri më i fundit që ngrihet nga një zonë e famshme për tempujt e varret e saj, nga dinasti të ndryshme të lashtësisë egjiptiane.

Zbulimi ka rritur ndjeshëm shpresat e qeverisë vendase për ripërtëritjen e sektorit turistik të vendit.

“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme”, tha ministri i Antikitetit, Khaled al-Anani. /SYRI.net/ 

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco