Kryeministri izraelit thirrje vendeve evropiane: Zhvendosni ambasadat në Jeruzalem

Kryeministri izraelit thirrje vendeve evropiane: Zhvendosni ambasadat në Jeruzalem

12:55, 11/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje vendeve evropiane të ndjekin SHBA-në në njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e vendit të tij.

Netanyahu ndodhet në Bruksel për bisedime, dhe kjo hera e parë që një kryeministër izraelit ka vizituar kryeqytetin belg në më shumë se 20 vjet.

Por shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se qëndrimi i bllokut evropian mbi këtë çështje është i pandryshuar.

Sapo mbërriti në Bruksel, Netanjahu përshëndeti përsëri vendimin e Presidentit Donald Trump, duke thënë se Jeruzalemi ishte kryeqyteti i popullit hebre për 3,000 vjet.

"Unë besoj se shumica e vendeve evropiane duhet të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, ta njohin si kryeqytetin e Izraelit dhe të angazhohen për sigurinë, prosperitetin dhe paqen", deklaroi ai./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco