Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Gjendet e vdekur në dhomën e hotelit këngëtarja e re

Gjendet e vdekur në dhomën e hotelit këngëtarja e re

10:10, 10/12/2017
A+ Aa A-

Një këngëtare britanike është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Katar. 32-vjeçarja Daniella Obeng ishte larguar vetëm 6 ditë më parë në Katar.

Miqtë e saj thanë se ajo ishte e detyruar të kërkonte punë jashtë shtetit pasi përfitimet e saj u prenë. Ajo ishte mama e një fëmije, ndërsa mediat britanike shkruajnë se prej disa kohësh vuante nga një tumor në tru dhe nga epilepsia.

Ajo u vlerësua nga autoritetet britanike si e aftë për punë, por nuk mundi të gjejë një të tillë.

Kështu, u detyrua të shkonte në Katar ku gjeti punë në një hotel.

Aty ajo lidhi një kontratë pune 6-mujore, ku do të performonte për të ftuarit.

Por, fatkeqësisht ndërroi jetë një javë më pas. I dashuri i saj thotë se Daniella ishte tepër e talentuar dhe punonte fort. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco