Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

 Mijëra oficerë për të kapur 'mbretin e drogës', trafikanti qesh edhe gjatë arrestimit

Mijëra oficerë për të kapur 'mbretin e drogës', trafikanti qesh edhe gjatë arrestimit

09:23, 09/12/2017
A+ Aa A-

Një nga trafikanët më të kërkuar në botë është arrestuar papritur në qytetin e Rio de Janeiro. Rogerio Avelino da Silva, i njohur më mirë si Rogerio 157, u arrestua në një mision të jashtëzakonshëm në veri të qytetit.

Roderio ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, zhvatje dhe vrasje. Për arrestimin e tij janë dashur pot 3,000 oficerë. E përditshmja braziliane "O Globo" botoi fotot e arrestimit, në të cilat, Rogerio ishte duke buzëqeshur ndërsa oficerët festonin fitorem. Policia gjithashtu publikoi një video të arrestimit në Twitter.

Rogerio 157 ishte pjesë e një grupi njerëzish që morën peng qindra turistë në një hotel në Rio në vitin 2010. Ai kontrollontë favelën e frikshme "Rocinha", të cilën e morin nën zotësinë e tij, pas arrestimit të një zoti droge, për të cilin punonte si truproje. Por "mbretërimi" i i tij ka marrë fund, pasi 3,000 anëtarë të ushtrisë dhe forcave të ndryshme të policisë u vendosën të mërkurën në zonën ku ai jetonte dhe blinduan lagjen.

 


 

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco