Putini inaguron projektin gjigant të gazit në Siberinë arktike

Putini inaguron projektin gjigant të gazit në Siberinë arktike

08:38, 09/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin inaguroi sot në Siberinë arktike projektin e jashtëzakonshëm “Yamal” për nxjerrjen dhe transportimin e gazit, i ngritur në kushte klimatike dhe gjeologjike ekstreme, me pjesëmarrjen e grupit francez “Total” dhe të Kinës.

“Ju përgëzoj të gjithëve për nisjen e anijes së parë gazmbajtëse, që mban emrin e mikut tonë Christophe de Margerie”, deklaroi presidenti rus, duke përmendur ish-drejtorin e përgjithshëm të “Total”, i vdekur në vitin 2014 në një përplasje të avioni të tij me një pastruese dëbore në momentin e ngritjes nga një pistë në Moskë, i cili ishte një prej pionierëve të këtij projekti, sipas Vladimir Putin.

Grupi privat rus “Novatek”, në krye të konsorciumit ndërkombëtar që drejton këtë projekt me një shifër që arrin në 27 miliardë dollarë, kishte parashikuar që të niste sot këtë anije gazmbajtëse dhe akull thyerëse që do të transportojë kargon e saj të parë të gazit natyral të lëngshëm (GNL) drejt Azisë.

Një prej projekteve më të mëdhenj dhe më ambiciozë në botë në këtë sektor, “Yamal” synon të ndërtojë në tre etapa një uzinë të lëngëzimit të gazit që do të mundësojë prodhimin e rreth 16,5 milionë tonë gaz në vit duke filluar nga viti 2019.

Nisja e kësaj gazmbajtëseje është një sukses i parë për këtë projekt të zhvilluar nga “Novatek” (50,1%), francezi “Total” (20%), që ka gjithashtu 18,9 për qind të aksioneve të “Novatek”, si dhe nga kinezët CNPC (20%) dhe “Silk Road Fund” (9,9%), pas përballjes me sfida teknike dhe financiare.

Ndonëse gadishulli i Yamalit ka burime të konsiderueshme gazi, bëhet fjalë gjithashtu për një rajon të izoluar që është 600 kilometra në veri të rrethit arktik dhe 2 500 kilometra larg nga Moska, ku temperaturat zbresin deri në minus 50 gradë Celcius

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco