Jerruzalemi kryeqytet, Rumania përshëndet vendimin e Trump-it

Jerruzalemi kryeqytet, Rumania përshëndet vendimin e Trump-it

08:30, 09/12/2017
A+ Aa A-

Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu përshëndeti sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, njoftoi agjencia e lajmeve “Mediafax”.

“Vendimi i shpallur në Shtetet e Bashkuara është, për mendimin tim, një element inkurajues, sepse presidenti Trump ka dhënë një sinjal të qartë… mbi qëllimet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje”, tha Melescanu duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.

“Rumania vazhdon të mbështesë krijimin e dy shteteve, Izralit dhe Palestinës”, shtoi ai.

Politikanët rumunë pavarësisht drejtimit politik, tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira me Uashingtonin.

Rumania ka mbështetur të gjitha operacionet ushtarake amerikane në botën islame që prej ndërhyrjes në Afganistan në vitin 2001.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco