VIDEO/ Ana e panjohur e Vladimir Putin: Do Judën, nuk është feminist dhe nuk...

VIDEO/ Ana e panjohur e Vladimir Putin: Do Judën, nuk është feminist dhe nuk...

23:57, 08/12/2017
A+ Aa A-

Intervistat e Oliver Stone me Presidentin rus Vladimir Putin u publikuan zyrtarisht në shtator të vitit 2017 dhe që ateherë janë kthyer në qendrën e vëmendjes, por edhe kritikave botërore.

Regjizori i njohur amerikan ka zbuluar anë të panjohura të presidentit rus, duke treguar se ai do Judën, nuk është feminist dhe se nuk do të marrë pjesë kurrë pjesë në asnjë marsh në mbështetje të homoseksualëve.

Putin i ka rrëfyer regjizorit hollivuadian se si u ka shpëtuar përpjekjeve për ta ekzekutuar,  ku ka përmeduar edhe ndihmën e dhënë nga Fidel Castro.

Në serinë e parë,  kreu i Kremilit i ka rrëfyer se të gjithë sulmuesit janë shtirur si pjesëtar të rojeve të sigurisë të presidentit.

“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje . Dhe ai më tha, ‘A e di pse jam ende gjallë? E pyeta: ‘Pse? Më tha se shkonte kudo me djemtë e tij të sigurisë personale”.

Pjesa më interesante është kur Stone interesohet për karrierën e hershme të Putinit. Si një oficer i KGB-së, ai i ka rrëfyer se inteligjenca ruse filloi të vjetërohej dhe se kishte ardhur koha që Rusia të ndërronte faqe.

Politikani ka treguar se ka lindur në Leningrad (sot Shën Peterburg) në një familje të shtresës së mesme dhe jetonte në një apartament me qera me dy familje të tjera.

Ai mori një diplomë në drejtësi në fillim të 20-tave për t’u bërë lideri më i fuqishëm në Rusi, i emëruar si president në vitin 1999.

Kur Stone përpiqet të identifikojë Putinin me Mikhail Gobachev, kreun e reformës sovjetike-liberale, presidenti rus mohon këtë krahasim me përbuzje lakonike.

“Ne të gjithë kemi diçka të përbashkët sepse ne jemi qenie njerëzore”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco