Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

E konfirmuar/ E premtoi Clinton, George W.Bush, Obama, por e bën realitet Trump

E konfirmuar/ E premtoi Clinton, George W.Bush, Obama, por e bën realitet Trump

20:59, 08/12/2017
A+ Aa A-

Në vitin 2016, Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi  se është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.  ai plotësoi një premtim tjetër të fushatës.

Njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit e premtuan Presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, por asnjë prej tyre gjatë presidencave nuk firmosën aktin e njohjes. 

"Tani është koha të njohim Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit",  tha Presidenti Trump, duke shtuar se  " presidentët e mëparshëm ndonëse e kanë bërë këtë një premtim të madh gjatë fushatës, ata nuk arritën ta realizojnë.  Sot, unë po firmos këtë.

 Sot, më në fund e pranojmë qartësisht: Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit. Kjo nuk është asgjë më shumë se një njohje e realitetit. Është gjithashtu gjëja e drejtë për të bërë. Është diçka që duhet bërë", tha Presidenti Trump.

Në vijim ai shtoi se SHBA. do të lëvizin përfundimisht Ambasadën në Jeruzalem,  në përputhje me Aktin e vitit 1995.

"Unë kam gjykuar që kjo rrugë veprimi do të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve", shtoi Trump.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani09/12/2017 12:50

E drejte. Ju lumte dora. Ka ardhur koha te flitet texti i qarte. Jeruzalem duhet te jete nje qytet i lire e pa tela me gjemba apo mure ndarese. Kryeqyteti i Izraelit dhe njekohesisht shtepia e perbashket e te gjithe banoreve te tij. I uroj Kryeqytetit paqe e zhvillime positive per te gjithe.

eri elbasan09/12/2017 12:39

Pse nuk njef gruan tende si prostitute???????????Je thjesht 1 injorant si edi jone,

Shto koment

Denonco