Rusia kundërshton fort SHBA-të, pas vendimit për Jerusalemin

Rusia kundërshton fort SHBA-të, pas vendimit për Jerusalemin

18:05, 08/12/2017
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, sot në Vjenë deklaroi se vendimi i SHBA-ve i cili njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, është në kundërshtim me marrëveshjet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky vendim i SHBA-ve e ka ndarë bashkësinë ndërkombëtare në dy pjesë tepër të pabarabarta”, tha Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse po merr pjesë në takimin e 24-t ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Vjenë, dhe me këtë rast komentoi mbi vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Lavrov potencoi se dje zhvilloi një bisedë me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, dhe se një nga temat e diskutimit ishte edhe Lindja e Mesme.

“Tillerson kishte deklaruar se kanë dashur që me një hap të zgjidhin krizën izralito-palestineze dhe të vënë nënshkrimin në ‘marrëveshjen e shekullit’. Ne duam të dimë se çfarë marrëveshje është kjo”, ka thënë Lavrov.

Ai shtoi se vendimi i Trumpit për Jerusalemin ishte shumë befasues për të gjitha palët e përfshira në negociatat shumë të vështira.

“SHBA me këtë vendim vihet kundër të gjitha marrëveshjeve. Me këtë vendim bashkësia ndërkombëtare është ndarë në dy pjesë jo të barabarta”, ka thënë Lavrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco