Përleshjet e përgjakshme në Gaza, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

Përleshjet e përgjakshme në Gaza, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

15:50, 08/12/2017
A+ Aa A-

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez, në afërsi të kufirit të Gazës, mes përleshjeve pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit. 

Ushtria izraelite tha se qindra palestinezë ishin duke djegur goma dhe duke qëlluar me gurë ushtarët përtej kufirit.

"Gjatë trazirave, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) gjuajtën në mënyrë selektive drejt dy nxitësve kryesorë të protestës dhe vranë njërin prej tyre," thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Protestuesit qëlluan me gurë trupat izraelite, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me plumba gome, ndërsa turma të mëdha u mblodhën jashtë xhamisë së Al Aqsa në Jerusalem.

Autoritetet izraelite kanë vendosur qindra policë shtesë ndërsa ushtria është vënë në gjendje gatishmërie. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco