Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Kaos në Britani, dëbora anulon fluturimet dhe lë qytetet në errësirë

Kaos në Britani, dëbora anulon fluturimet dhe lë qytetet në errësirë

11:39, 08/12/2017
A+ Aa A-

Dëbora mbuloi gjatë natës Mbretërinë e Bashkuar, duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave dhe ndërprerje të disa äuturimeve. Sipas autoriteteve atje, reshjet e dëborës gjithnjë e në rritje kanë prekur një pjesë të madhe të Skocisë, Irlandës Veriore dhe Anglisë Veriore.

Ata u bënë thirrje banorëve që të bënin kujdes në ato zona ku ka sinjalistikë për dëborë dhe ngricë në rrugë. Autoritetet parashikojnë që trashësia e dëborës të shkojë në 2 – 5 centimetra, e deri 20 centimetra në veri të Skocisë, Irlandës Veriore, Uellsit Verior dhe Midlands.

Deri të shtunën parashikohet që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstante. Reshjet e dëborës vijnë pasi stuhia Caroline solli era të forta gjatë ditës së enjte, që çoi në ndërprerjen e lëvizjes në det dhe mbylljen e dhjetëra shkollave në Skoci./klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco