SHBA-ja burgos bosin e Volkswagen-it: Janë manipuluar makinat!

SHBA-ja burgos bosin e Volkswagen-it: Janë manipuluar makinat!

11:00, 08/12/2017
A+ Aa A-

Ish-ekzekutiv i Volkswagen është dënuar me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 400,000 dollarë, pasi ka pranuar se ai ka ndihmuar gjigantin e makina të shmangin testet e ndotjes së ajrit.

48 vjeçari Oliver Schmidt, është personi i dytë që do të burgoset në SHBA për shkak të skandalit të emisioneve të naftës.

Volkswagen-i pari pranoi në shtator të vitit 2015 se kishte përdorur një softuer të paligjshëm për të falsifikuar testet e ndotjes, për hedhjen në treg në SHBA.

Skandali i ka kushtuar kompanisë pothuajse 30 miliardë dollarë.

Prokurorët amerikanë thonë se “Volkswagen” ka instaluar programe të posaçme në disa automjete me naftë, që i lejonin ata të performonin më mirë gjatë testeve  sesa ato në kushtet normale të lëvizjes./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco