E pabesueshme: Një Bitcoin arrin 16 mijë dollarë

E pabesueshme: Një Bitcoin arrin 16 mijë dollarë

10:35, 08/12/2017
A+ Aa A-

Të mërkurën ishte 12 mijë dollarë, sot 16 mijë dollarë. Në vitin 2011 vlente më pak se një dollar. Është fjala për monedhën virtuale Bitcoin që po pështjellon të gjitha tregjet dhe sidomos analizat që bëhen mbi sigurinë dhe të ardhmen e saj.

Nobelistë dhe jko nobelistë, ekspertë dhe njerëz të tregut janë të ndarë mbi atë që përfaqëson në të vërtetë për ekonominë dhe financën monedha virtuale, emetimin e së cilës tani kanë nisur ta bëjnë edhe shtetet.

CNN shkrun sot për rritjen e pandalshme të kursit të këmbimit të saj dhe tërheqjen përherë e më të madhe për të. Ka arsye teknike që e bëjnë Bitcoin të përshtatshme: nuk ka nevojë bankë si ndërmjetëse dhe për të dhënë identitetin. Blerja e saj është e lirë dhe mund të përdoren kartëmonedha të ndryshme. Dërgesat e Bitcoin bëhen me aplikacione në celular apo kompjuterë dhe ato mund të depozitohen në një portofol dixhital.

Vlera e tregut që mbulon sot monedha virtuale është 270 miliardë dollarë dhe për krahasim është sa prodhimi vjetor i Zelandës së Re dhe Greqisë. Vlera kapitale e saj në treg lë pas gjigandë si Goldman Sachs, Boeing, UBS dhe nëse do të ishte një vend, do të qëndronte i 50-i në listë për nga pasuria.

Rritja me 4000 dollarë brenda një dite, siç verifikohet sot me dje, është e paprecedentë dhe patjetër që tërheq investitorë. Tani në lojë po hyjnë shtet dhe banka, kompani të mëdha, që japin atë garanci që i mungonte në fillim. Ndonëse ka shumë diskutime nëse kemi të bëjmë me një flluskë dhe se pas Bitcoin qëndron edhe transaksioni i parave të pista, fakt është se  me gjuhën e tregut, monedha virtuale, krijimi i të cilës është ashtu si vetë bota dixhitale, anonim, po kthehet në dukuri globale. Qeveria Japoneze ka licencuar tanimë shkëmbimin e saj, ndërkohë që në vitin 2018, NASDAQ planifikon të njëjtën gjë.

Dhe kjo çon vetëm në rritje të saj, apo shtim të parashikimeve se vlera e saj do të rritet. Kështu drejtori ekzekutiv i Bitmex, qendra e shkëmbimit të Bitcoin në Hong Kong thotë se deri në fund të vitit monedha do të shkojë në 50 mijë dollarë. 100 mijë dollarë përpara 2018-ës, thotë kreu i një tjetër kompanie, Octagon.

Është një ngjitje nga e cila mund të përfitojnë vetëm më të guximshmit, edhe pse kemi të bëjmë me një formë decentralizimi të shkëmbimit monetar që sfidon rregullat e konsoliduara të tregut monetar tradicional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco