VDEO/ 5 zjarre bëjnë 'shkrumb e hi' Kaliforninë, shkatërrohen mijëra shtëpi

VDEO/ 5 zjarre bëjnë 'shkrumb e hi' Kaliforninë, shkatërrohen mijëra shtëpi

10:09, 08/12/2017
A+ Aa A-

200,000 banorë tani janë evakuuar tashmë në Kaliforni, për shkak të zjarreve të fuqishme, ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me një vatër të re.

Rreth 5.000 zjarrfikës janë munduar të shuajnë zjarret që kanë shkatërruar qindra shtëpi në jug të shtetit.

Numri i të shpërngulurve është katërfishuar të enjten, pasi numri i vatrave të flakëve ka arritur në 5.

Deri më tani raportohet se trupi i një gruaje u gjet në një zonë të djegur në Ventura County.

Po përjetojmë ditë që janë vërtetë tronditëse, megjithëse kjo katastrofë natyrore po nxjerr në pah rezistencën e qytetit tonë”, u shpreh kryebashkiaku i Los Anxhelos, Eric Garcetti.

Ai njoftoi për median se 230 000 persona ishin të prekur nga urdhri për evakuim në gjithë distriktin e Los Anxhelos dhe Venturas, që shtrihet përgjatë Paqësorit dhe kufizohet në lindje me tokë./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco