Kryeministrja polake largohet nga detyra, takimi i fundit me Edi Ramën

Kryeministrja polake largohet nga detyra, takimi i fundit me Edi Ramën

09:30, 08/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja polake, Beata Szydlo ka shtuar edhe më shumë dyshimet se mund të largohet nga posti, pas një postimi që është konsideruar si një mënyrë për të thënë lamtumirë. Szydlo është përfolur se mund të lërë postin javën e ardhshme dhe se mund të zëvendësohet nga Ministri i Financave.

 Që pas marrjes së pushtetit 2 vite më parë, 54 vjeçarja ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjithë institucionet në Poloni, por muajt e fundit duket se gjithçka ka shkuar keq për lideren e njohur.

Beata Szydlo, takimin e fundit zyrtar e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Varshavë, ku madje ka organizuar një pritje dinjitoze për kreun e qeverisë shqiptare.

Por ajo nuk ka pritur më asnjë lider pas kryeministrit shqiptar, ndërkohë që ka javë që qarkullojnë zëra se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm polak. Këro zëra u konfirmuan edhe më shumë pas postimit të saj në fundit në Twiiter.

Pavarësisht nga çdo gjëje, Polonia është më e rëndësishmja, është një shtet që kujdeset për familjen dhe vlerat, Polonia është një shembull për Evropën dhe botën", shprehej  54 vjeçarja

"Kritikët e Bashkimit Europian dhe Uashingtoni nga ana tjetër kanë kritikuar kryeministren për cënim të demokracisë në vend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco