Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

BE-ja dhe Britania arrinë marrëveshje për negociatat e Brexit

BE-ja dhe Britania arrinë marrëveshje për negociatat e Brexit

09:11, 08/12/2017
A+ Aa A-
konferenca për gazetarë e kryeministres May dhe e presidentit Juncker

Komisioni Evropian thotë se është bërë progres i rëndsishëm në negociatat me Britaninë për kushtet e ndarjes dhe për kalimin në një fazë të re të negociatave për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, proces që njihet si Brexit.

Këtë kumtesë, Komisioni Evropian e ka bërë sot, pas takimit ndërmjet presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministres britanike, Theresa May, në Bruksel.

Zoti Juncker u tha gazetarëve, pas takimit, se beson se “tash ne kemi bërë një kthesë që ishte e nevojshme” dhe se do t’i njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se “është arritur progres i rëndsishëm” në bisedat për Brexit.

Megjithatë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren May, Juncker tha se ka mbetur edhe shumë punë për tu bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco