Thirrja e Erdogan në Greqi: Ekstradojini puçistët në Turqi, as i torturojmë e as i vrasim

Thirrja e Erdogan në Greqi: Ekstradojini puçistët në Turqi, as i torturojmë e as i vrasim

19:19, 07/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin grek Alexis Tsipras, bëri thirrje që puçistët që u arratisën në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të 2016-ës, ky vend t’i ekstradojë në Turqi.

Erdogan u shpreh se në Turqi nuk ekzistojnë torturat apo dënimet me vdekje. Sipas tij, këto persona kanë kryer grusht shteti dhe për këtë meritojnë të gjykohen në vendin e tyre.

“Kam një thirrje për gjyqësorin grek. Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar. Në lidhje me këtë çështje ekstradimi i tyre është i mundur në Turqi, nëse është e nevojshme kjo mund të arrihet edhe nëpërmjet vendosjes në veprim të ministrave tanë të drejtësisë. Siç e dini në Turqi nuk bëhet fjalë për tortura apo dënim me vdekje. Këta janë persona që kanë kryer një grusht shteti”, deklaroi Erdogan në lidhje me ekstradimin e të akuzuarve të FETO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco