FOTO/ Projektuesit meksikanë: Muri SHBA – Meksikë do të zgjasë 16 vjet

FOTO/ Projektuesit meksikanë: Muri SHBA – Meksikë do të zgjasë 16 vjet

12:14, 07/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka propozuar vendosjen e një muri ndarës përgjatë kufirit Meksikë – SHBA. Tetë arkitektë meksikanë u zgjodhën si finalistë nga qindra aplikime të bëra nga arkitektë, ndërtues dhe kompani ndërtimi këtë pranverë.

Megjithatë, jo të gjitha ofertat e kufirit ishin ‘të rënda.’ Arkitektët meksikanë nga Estudio 3.14, një firmë ndërtimi me bazë në Guadalajara, projektuan një kufi të nxehtë rozë që shtrihej në një gjatësi pre 1954 milje, i quajtur “Muri i Burgut.”

Pamjet kanë për qëllim të tregojnë jopraktualitetin e ndërtimit të murit dhe të shërbejnë si një formë e protestës, tha biznesmeni Norberto Miranda për Business Insider. Ai tha se kufiri ka gjasa që të mos nxisë marrëdhënie pozitive me Meksikën dhe terreni malor do ta vështirësonte ndërtimin.

Ashtu siç edhe shumë të tjerë e kanë vënë në dukje, muri do të do të ketë një kosto të lartë dhe presidenti meksikan Enrique Peña Nieto tha se vendi i tij nuk do të paguajë kurrë për ndërtimin  tij. Ndërkohë, sipas CNBS-së, ndërtimi mund t’i kushtonte qeverisë amerikane 15 deri në 25 miliardë dollar.

Mirëmbajtja dhe punësimi i 21 mijë agjentëve të patrullimit kufitar mund të ketë një kosto shtesë prej 2.1 miliardë dollar në vit. Trump është shprehur se Meksika do të paguajë për murin përmes taksave po tregtisë. Sipas Mirandës, ky mur mund të zgjasë rreth 16 vjet për t’u ndërtuar.

Ja si mund të duket me foto barriera sipas sugjerimeve të Estudio:

    Dizajnuesit kanë menduar për një mur rozë, pasi Trump është shprehur në mënyrë të përsëritur se ai duhet të jetë ‘i bukur.’

    Dizajni i murit erdhi si një frymëzim nga vepra e arkitekti të njohur meksikan Luis Barragan (i njohur për muret dhe përdorimin e ngjyrave të ndritshme në to.)

    Me një shtrirje nga Bregu i Paqësorit në Gjirin e Meksikës, muri do të ndante jugperëndimin nga Meksika veriore.

    Muri do të përfshijë një burg për emigrantët, sipas Mirandës.

    Një pjesë tjetër do të paraqiste një fabrikë prodhimi, ku të burgosurit do të punonin për të ruajtur muret.

    Po ashtu, dizajni përfshin edhe ndërtimin e një qendre tregtare për amerikanët.

    Rrugët malore përgjatë kufirit Meksiko-SHBA do ta bënin ndërtimin e murit pothuajse të pamundur dhe të kushtueshëm./scan.tv

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco