‘Nuk ka ndryshim kufijsh!’ Erdogan merr shuplakën e parë në Athinë

‘Nuk ka ndryshim kufijsh!’ Erdogan merr shuplakën e parë në Athinë

11:41, 07/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, kundërshtoi hapur pretendimet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se traktati i Lozanës, që ndan kufijtë e tanishëm midis dy vendeve, ka nevojë për rishikim.

Presidenti turk Erdogan është duke zhvilluar në këto momente takimin e parë zyrtar në Athinë me homologun e tij.

Gjatë bisedimeve të dy krerëve të shtetit në pallatin presidencial, Pavlopulos theksoi se Traktati i Lozanës është i panegociueshëm, shkruan "Greek Reporter".

“Në mënyrë që të arrihen objektivat dhe të quhet një vizitë historike, të gjitha ligjet ndërkombëtare të BE-së duhet të respektohen nga çdo vend kandidat për t’u anëtarësuar. Për të qëndruar te ligji ndërkombëtar, unë do të kthehem te vizita e organizuar nga Venizelos, Ataturk dhe Inani”, tha presidenti grek, duke shtuar se baza e miqësisë të dy popujeve është “Traktati i Lozanës’, i cili nuk ka nevojë të negociohet apo ndryshojë”

Në një intervistë për televizionin Skai, Erdogan foli hapur për çështje të diskutueshme, duke sfiduar, ndër të tjera, sovranitetin territorial të Greqisë.

"Hapësira ajrore dhe ujërat territoriale dhe matjet e ndryshme mund të përmirësohen," tha presidenti turk duke sugjeruar kështu ndrushimin e Traktatit të Lozanës dhe kufijtë e vendeve fqinje./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco