VIDEO/ Kablloja e çeliktë e godet në kokë, i shpëton jetën helmeta, pamjet e ngjarjes

VIDEO/ Kablloja e çeliktë e godet në kokë, i shpëton jetën helmeta, pamjet e ngjarjes

15:42, 06/12/2017
A+ Aa A-

Punëtori i një fabrike i ka shpëtuar më të keqes falë helmetës së fortë që e kishte në kokë, në momentin kur u godita nga kablloja e çeliktë e cila u këput dhe u përplas në kokën e tij.

Punëtorit po mbikëqyrnin kolegun e tij i cili me ndihmën e një vinçi gjigant po lëshonte në tokë copa të mëdha të metalit, kur në një moment kablloja që po e mbante metalin u këput dhe përfundoi në kokën e punëtorit.

Goditja ishte aq e fortë sa që përfundoi me fytyrë në tokë, por i befasuar se si i shpëtoi vdekjes. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në një fabrikë në qytetin kinez Foshan.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda kësaj fabrike kanë filmuar këtë moment rrëqethës, i cili për fat të mirë përfundoi pa pasoja në njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco