Putin drejt dorëheqjes, çfarë po ndodh në Rusi?

Putin drejt dorëheqjes, çfarë po ndodh në Rusi?

18:29, 11/11/2016
A+ Aa A-

Do të ishte një lajm i bujshëm nëse do të konfirmohej nga Kremlini. Vladimir Putin mund të japë dorëheqjen si president i Rusisë. Deklaratë vjen nga një njeri i afërt i tij, Valery Solovey. Solovey i cili është profesion në Institutin Shtetëror për Çështjet e Jashtme në Moskë, thotë se Putin ka probleme shëndetësore.

“Putin mund të ketë shfaqje shumë të rralla vitin e ardhshëm për shkak të disa problemeve shëndetësore, ose edhe mund të dorëhiqet”, thotë ai.

I pyetur për të thënë diçka më konkrete ai përgjigjet “Fola shumë,nuk më lejohet të them më tepër se kaq”. Ai shtoi se emrat e përfolur për ta zëvendësuar janë kryeministri Medvedev dhe Alexei Dyumin, ish-truproja i Putin.

Artikulli u botua në median ruse Moskovsky Komsomolets, por pas disa orësh u fshi nga faqja, shkruan Daily Star.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco