FOTO/ Tragjike, studentja lind fëmijën dhe e hedh nga dritarja

FOTO/ Tragjike, studentja lind fëmijën dhe e hedh nga dritarja

17:25, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një studente në një kolegj në Kinë mësohet se e hodhi beben e saj të porsalindur nga dritarja e dhomës së konviktit pasi e lindi në fshehtësi.

Bebja, gjinia e të cilit nuk dihet, u gjet i vdekur në një rrugicë pranë konviktit të shkollë së saj. 19-vjeçarja, sipas DailyMail, studion në Kolegjin e Inxhinierisë në Xi’an, në veriperëndim të Kinës dhe njëkohësisht ndiqte një trajnim për të qenë mësuese në sistemin parauniversitar.

Studentët e tjerë thanë se kishin parë momentin e tmerrshëm kur bebja ishte hedhur nga dritarja nga kati më lart, transmeton tvklan. Nëna adoleshente akuzohet se e ka hedhur foshnjën gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes ka shkruar në mësim normalisht.

Fotografitë e bebes së vdekur u publikuan më 21 Nëntor.

Prindërit e vajzës thuhet se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë dhe policia po heton nëse fëmija ka qenë gjallë para se të hidhej nga dritarja ose jo. Nëse rezulton kështu, 19 – vjeçarja, identiteti i të cilës nuk dihet, mund të akuzohet për vrasje me dashje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco