Europoli luftë të përbashkët kundër trafikimit të armëve në Ballkanin Perëndimor

Europoli luftë të përbashkët kundër trafikimit të armëve në Ballkanin Perëndimor

13:41, 24/11/2017
A+ Aa A-

Mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione janë rezultatet finale të Operacionit Kalibri, një operacion i përbashkët mes 10 vendeve të Bashkimit Europian dhe 8 shteteve palë të treta.
Operacioni i udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar, u mbështet nga Europoli dhe Frontex. Ai nisi në shtator 2017 dhe përfundoi me aksionin dy ditor të 17-18 nëntorit, i shtrirë kryesisht në kufijtë e Ballkanit Perëndimor.
Vendet pjesëmarrëse ishin Britania, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, por gjithashtu edhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, FYROM, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova dhe SHBA.
Gjatë aksionit dy ditor u arrestuan 18 persona në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor pasi iu gjetën armë dhe eksploziv, ndërsa 153 persona të tjerë u parandaluan që të hyjnë në BE në mënyrë të jashtëligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco