Edhe Uma Thurman viktimë e ‘monstrës’ së Hollivudit: Jam e lumtur që jam gjallë!

Edhe Uma Thurman viktimë e ‘monstrës’ së Hollivudit: Jam e lumtur që jam gjallë!

12:41, 24/11/2017
A+ Aa A-

Uma Thurman ka bërë një postim në Instagram në ditën e Falenderimeve, dhe ka nënkuptuar se ka qenë viktimë e manjatit të filmit Harvery Weinstein.

“Jam shumë e lumtur sot që jam gjallë, për të gjithë ata që dua, dhe ata që kanë guximin të ngrihen mbi të tjerët. Thashë se kam qënë mjaft e nxehur së fundmi, dhe kjo për disa arsye, nëse nuk mund ta shihni nga fytyra ime”, thotë ylli i filmit “Pulp Fiction”.

Postimi vijon më tej: “Mendoj se është shumë e rëndësishme të keni kohën tuaj, të jeni të drejtë, të saktë kështu që…. Gëzuar ditën e Falenderimeve të Gjithëve, (Përveç teje Harvey, dhe komplotistëve të tu, jam e lumtur që po ikni ngadalë, ju nuk meritoni një plumb)- qëndroni me mua”.

Postimi kishte një foto të Thurman në filmin “Kill Bill: Volume 2” i shpërndarë nga Miramax, kompania e Wenstein. Dhe skena në foto është roli i Thurman, Beatrix Kiddo e cila premton për një “hakmarrje të tërbuar”.

Weinstein ka qenë producenti ekzekutiv i “Kill Bill”. Volumi i parë dhe i dytë janë shpërndarë nga Miramax.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco