Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Pas arratisjes së ushtarit, Kim Jong-un gërmon një hendek me Korenë e Jugut

VIDEO/ Pas arratisjes së ushtarit, Kim Jong-un gërmon një hendek me Korenë e Jugut

12:34, 24/11/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut duket se po forcon kufirin e saj në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) me Korënë e Jugut, disa ditë pasi një ushtar u arratis nga vendi komunist duke vrapuar

Një diplomat amerikan në Korenë e Jugut ka postuar një foto që tregon punëtorët e Koresë së Veriut, që gërmojnë një hendek te madh. 

Ushtari që dezertoi u qëllua disa herë nga rojet kufitare të Veriut javën e kaluar.

Koreja e Jugut u ka dhënë medalje ushtarëve të saj që ndihmuan në shpëtimin e oficerit të plagosur të Kim Jong-un.

Një diplomat tjetër që vizitoi të njëjtin vend i tha agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se kishte parë gjithashtu disa punëtorë që gërmonin një hendek.

Arratisja që' tronditi' botën 

Një ushtar i Koresë të Veriut, dezertor, tenton të kalojë kufirin me një makinë që e nget me shpejtësi drejt Koresë së Jugut. makina e tij bie në sy të rojeve të kufirit pranë Zonës Kufitare dhe ushtarët koreanoveriorë reagojnë.

Ndërsa ata ndjekin kolegun e tyre, ushtarit i bllokohet makina fare afër kufirit dhe ai ikën prej saj, vrapon më këmbë që të kalojë ato pak metra që e ndajnë nga liria, por shokët e tij e qëllojnë dhe plumbat e shtrijnë përtokë. Njeri prej rojeve kufitare madje, hedh edhe ca hapa përtej kufirit dhe pastaj kthehet më shpejtësi mbrapsht në Korenë e Veriut.

Ushtari dezertor i plagosur bie mbi një pirg gjethesh dhe mbetet mes dy kufijve derisa bie nata.

Natën, rrezet infra të kuqe të kameras kapin imazhet e dy ushtarëve të Koresë së Jugut teksa tërheqin zvarrë të plagosurin për ta futur në Korenë e Jugut.  

Incidenti dramtaik ndodhi më 13 nëntor. Ushtari i plagosur ndodhet në gjendje të stabilizuar në një spital në Korenë e Jugut./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco