Një anije me peshkatarë nga Koreja e Veriut zbarkon papritur në Japoni

Një anije me peshkatarë nga Koreja e Veriut zbarkon papritur në Japoni

09:12, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një anije me tetë burra që pretendojnë të jenë peshkatarë nga Koreja e Veriut, ka zbarkuar bregdetin e Japonisë.

Policia japoneze tha se ata u gjetën në portin e qytetit Yurihonjo mbrëmjen e djeshme dhe u arrestuan.

Koreano-veriorët u kishin thënë autoriteteve se u përballën me një stuhi dhe se përfunduan duke u zhvendosur në ujërat japoneze.

Japonia has rregullisht anije peshkimi nga Koresë së Veriut në territorin e saj, dhe rojeve të saj bregdetare ju është dashur shpeshherë të shpëtojnë peshkatarët.

Në incidentin e fundit, autoritetet japoneze thanë se burrat ishin në gjendje të ecnin pa ndihmë. Një përkthyes korean është sjellë për të ndihmuar në zbardhjen e detajeve të historisë së tyre.

Hachiro Okonogo, kryetar i Komisionit Kombëtar të Sigurisë Publike, u tha gazetarëve se 8 burrat u zhvendosën në veri lindje të Japonisë.

Mediat japoneze raportuan se ata me sa duket po peshkonin për kallamar. Fotot treguan anijen të pajisur me disa llamba , të cilat shpesh përdoren nga peshkatarët për të tërhequr peshk gjatë natës./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco